Munihu do të ‘blindohet’ për “Oktoberfest”

20.08.2016 22:49:36

Munihu ka ndërmarrë  masa sigurie për festën më të madhe të birrës, e njohur si  ‘Oktoberfest 2016’.

Pas vrasjeve që ndodhën muajin e kaluar në këtë qytet, ndër rregullat që janë vendosur është edhe ajo që asnjë personi nuk i lejohet  bartja e çantës  me dy krahë.

Muajin e kaluar në këtë qytet, një i ri me prejardhje iraniane, ka vrarë nëntë persona dhe ka plagosur 24 të tjerë.

Në mesin e të vrarëve ishin edhe tre të rinj me prejardhje nga Kosova. I riu pasi kreu aktin, në fund ka vrarë vetën.

Policia bavareze ka deklaruar se secili që do të shihet me çantë të tillë me dy krahë, do të kontrollohet.

Jo vetëm në Gjermani, por ‘Oktoberfest’ është ndër festat më të mëdha edhe në botë, në të cilën  marrim pjesë miliona njerëz.

Vetën në vitin 2014, llogaritet se në këtë festë kanë marrë pjesë rreth 6 milionë njerëz.

Këtë vit, kjo festë e madhe fillon më 17 shtator dhe përfundon më 3 tetor.