Murati: Ministria e Diasporës duhet të funksionojë edhe 8-12 vjet (Video)

20.07.2016 16:07:06

Ministri i Diasporës Valon Murati në një emision në RTV Dukagjini e ka kundërshtuar shuarjen e kësaj Ministrie.

“Cfarëdo heqje e Ministrisë së Diasporës do ta shpërbënte vëmendjen apo mundësinë që Kosova në mënyrë institucionale ta trajojë Diasporën”, ka thënë Murati.

“Ministria e Diasporës duhet të fuqizohet, kjo ministri duhet të funksionojë diku edhe 8-12 vjet”, ka shtuar Murati.

Murati ka folur edhe për çështje të tjera si për Demarkacionin dhe për regjistrimin e bashkëatdhetarëve.

https://youtu.be/eAKbK8TOn9c