Murati s’është në dijeni për shuarjen e Ministrisë së Diasporës

15.10.2016 11:14:22

Qeveria e Republikës së Kosovës pritet që t’i nënshtrohet procesit të riformatimit gjatë këtyre javëve. Koalicioni qeverisës është dakorduar që të nis ky proces, ndonëse nuk është specifikuar se cilët ministra e zv/ministra do të largohen.

Derisa në media është përfolur që do të shuhen dy ministri, ajo e Diasporës dhe Ministria e Dialogit, të cilën e drejton Edita Tahiri.

Mirëpo, por një gjë të tillë nuk është në dijeni ministri Valon Murati.

Në një prononcim të shkurtër për “Indeksonline” ai ka thënë se s’ka marrë asnjë informatë nga kryeministri lidhur me shuarjen eventuale të dikasterit të cilin e drejton ai. “Unë nuk kam asnjë informate”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, për Ministrinë e Integrimit Evropian është raportuar se nuk do t’i nënshtrohet këtij procesi, pasi ndërkombëtarët kanë sugjeruar të mbetet deri në përundimin e disa proceseve të rëndsishme për Kosovën.