Muret e ndarjeve janë krijuar kur vriteshin shqiptarët nga shqipfolës dhe kur kriminelët shpalleshin heronj

08.12.2016 20:22:17

Nga Rexhep Kastrati

Muri i nisur në pjesën veriore të Mitrovicës, është provokimi i radhës që është bërë nga ana e Serbisë, dhe që ka shqetësuar me të drejtë opinionin e gjerë, por sa është shqetësues ky mur i nisur, po aq shqetësues fakti se prostituta medietike dhe politike po përpiqen ta paraqesin edhe si një mundësi tjetër për të goditur institucionet e shetit të Kosovës. Dhe kjo bëhet edhe më sinjifikative kur një pjesë e konsderueshme e këtyre prostitiutave medietike e politike qysh gjatë luftës kanë qenë në pjesën e kundërt të hostorisë, në pjesën e kundërkombëtare të historisë, dhe në anën e kundërt të interesave strategjike të kombit shqiptar. Edhe pse është shumë shqetësues ndërtimi i një muri të tillë, megjithatë, edhe ky, sikurse e tërë ndarja etnike e Kosovës është rezultat i linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste, që kishin për qëllim ndarjen territoriale të Kosovës, sipas projekteve të proklamuara serbe. Krijimi i enklavave, si ndarje e Kosovës mbi baza etnike të saj, është baza e të këqijave që me vite morën formë, legjitimitet dhe legalitet ndërkombëtar. E ky nuk ka qenë projekt i presidentit Rugova dhe i LDK-së, por stuhia kndër-rugovë dhe kundërldk, vrasjet e ndryshme dhe problemet e shumta që i krijuan linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste vetëm sa përforcuan ndarjen etnike të Kosovës. Dhe përgjatë tërë këtyre viteve si në aspektin politik, edhe në atë medietik u bë shumë që të bëhet alibia dhe heriozimi i këtyre dy linjave, sidomos i linjës së Tiranës/Kretës. Falangat e krimit medetik e politik në mënyrë sistematike, në mënyrë primitive dhe të egër kanë zhvilluar fushatë vrasjesh, shpifjesh dhe denigrimesh, duke përdhosur vlerat e mirëfillta kombëtare. Për prostitutat medietike dhe politike, linja institucionaliste ishte linjë kundërkombëtare, kurse ne që denononconim dhunën politike dhe ndarjen etnike të Kosovës shpikeshin lloj-lloj teorie konspirative dhe lloj-lloj terminologjie fyese dhe denigruese. Për këto prostituta politike e medietike heronjtë ishin ata që kishin ndarë Kosovën, kurse tradhtarë ishin ata që denonconin ndarjen etnike të Kosovës. Është mjerim kur pas 17 vjetësh fushatash primitive kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova dhe të mbështetësve të saj, sheh se si prostitutat medietike e politike që kanë zhvilluar fushata të tilla, sot çirren për një mur, i cili edhe mund të mos përfundojë kurrë, ose që është produkt dhe kontribut i vetë atyre. Ata që vranë politikanë, ata që vranë ushtarakë, ata që vranë gazetarë, ata e kanë ndarë Kosovën mbi baza etnike, por edhe ata që përdornin mediet për të përdhosur dinjitetin dhe personalitetin e presidentit Rugova, të bashkëpunëtorëve të tij dhe të gjithë të tjerët si këta. Vallë kujton kush se duke u çjerrë sot, mund të mbulojnë zhurmën e fushatave primitive të bëra gjatë dhe pas luftës, në krahë të atyre që e ndanë Kosovën mbi baza etnike? Vallë a nuk e kuptojnë se sa më shumë që po çirren, aq më shumë po ua kujtojnë njerëzve gjithë atë fushatë shpifjesh dhe denigrimesh kundër presidentit Rugova dhe linjës së tij institucionaliste? Vallë kujtojnë se harrohen apologjitë e krimit të atyre që e ndanë Kosovën mbi baza etnike? Është e qartë se prostitutat medetike dhe politike nuk do të ishin prostituta sikur të mos ishin të tillë çfarë janë: të lartësojnë kriminelët, faqezinjtë, intrigantët dhe të pabesët, dhe të denigrojnë viktimat e tyre, të denigrojnë një proces dhe një angazhim të mirëfilltë kombëtar. Dhe tashmë kur mbi bazën e dëmëve që janë bërë para 17 vitesh dhe në vazhdim, Serbia ka krijuar komoditetin që të provojë Kosovën dhe shqiptarët, tashmë ata, apo edhe ata që para 17 viteve heriozonin krimin dhe ndarjen e Kosovës, tash çirren, po me të njëjtin primitivizëm kundër institucioneve të shtetit të Kosovës, i cili po mundohet t’i zbusë dëmet që janë bërë para 17 viteve. Dhe një nga dëmet që këto prostituta medietike dhe politike kanë bërë gjatë viteve është pikërisht muri etnik që është krijuar si pasojë e ndarjes etnike të Kosovës. Dhe ky mur ka bërë të mundur që në territorin e Kosovës të rriten dhe të forcohen enklavat, të legjitimohen ato dhe të fitojnë edhe legalitet ndërkombëtar. Dhe këtë mur e kanë krijuar prostitutat medietike dhe politike me angazhimet e tyre, me fushatat e tyre, qysh më 1998, pse jo edhe më herët. Konteksti socio-politik, politiko-institucional dhe legal, pra është më i gjerë dhe më i shtrirë në kohë, dhe përfshin shumë faktorë, në radhë të parë linjën e Tiranës/Kretës dhe atë udbasho-jugosllavokomuniste, të cilat u angazhuan fort kundër projektit liri, pavarësi, demokraci qoftë për hir të koncepteve autonomiste (linja udbasho-jugosllavokomuniste në krye me Veton Surroin), qoftë për hir të koncepteve neoballkaniste (Adem Demaçi), qoftë për hir të koncepteve boznizuese dhe ndarëse të Kosovës (linja e Tranës/Kretës në krye me Hashim Thaçin), për hir të koncepteve copëzuese (sekta okulte e Albinit). Dhe prostitutat politike e medietike janë pjesë e gjithë këtyre, ashtu siç kanë qenë vazhdimisht. Dhe të gjithë këta kanë krijuar murin e pafytyrësisë, e që është muri që ka heroizuar krimin, kriminelët dhe dëmtuesit e interesave kombëtare dhe ka realizuar ndarjen e Kosovës mbi baza etnike. Dhe pafytyrësia vazhdon kur të njëjtit çirren për gjëra për të cilat janë përgjegjës pikërisht vetë ata. Megjithatë, Kosova do të përballojë edhe provokimet e tilla, do të përballojë edhe sfidat e tjera,edhe pse jo pa dëme, por prostitutat politike e medietike duhet të rrëzojnë murin e pafytyrësisë dhe të reflektojnë për pozitën e tyre në historinë kombëtare. Përtej zhurmës që bëjnë, janë faktet, janë argumentet dhe askush nuk mund të përmirësojë imazhin dhe pozitën e tij me zhurma dhe çirrje primitive, aq më pak me thellim të dëmeve që mund t’u bëhen Kosovës.