Muriqi: Jemi përfaqësuese e re, të mos bëhemi si San Marino

09.10.2016 20:47:48

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes prej 3-0 ndaj Ukrainës.

Murriqi tha se ekipi duhet të ketë ngritje dhe të mos mësohet që të pranojë gola kaq shumë.

“Ne ishim të pa fat. Kishim momentet tona të mira. Qëlluam shtyllën kur ishte 1-0 dhe më pas pranuam gol. Nuk na deshti”.

“Duhet që të përmirësohemi. Duhet që të mos mësohemi që të pranojmë gola kaq shumë, që të bëhemi kombëtare e stilit të San Marinos. Ne kemi kualitete dhe duhet të përmirësohemi”, u shpreh Murriqi.

Për Murriqin ishte kjo paraqitja e parë në fanellën e përfaqësueses së Kosovës.