Mushkolaj: Nëse qytetarët nuk përgjigjen në luftimin e sistemit të korruptuar, ky vend ka marrë fund

05.08.2016 19:21:38

Analisti për çështje politike Imer Mushkolaj përgjatë protestës që është duke u zhvilluar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ka thënë  se në këtë në një shtet normal, paraqitja a publikimi i përgjimeve të tilla do shkaktonte skandal, e kështu do duhej të ishte edhe në Kosovë.

Po ashtu Mushkolaj ka theksuar se nuk janë parti politike por janë qytetarë të përgjegjshëm, duke thënë se kjo është vetëm protesta e parë por që do të vazhdohet edhe me të tjera.

“I ftojmë qytetarët ta luftojnë këtë sistem të korruptuar nëse qytetarët nuk përgjigjen, atëherë ky vend ka marrë fund”, ka thënë Mushkolaj.

Gjithashtu ai ka theksuar se protesta është organizuar vetëm nga një grup i qytetarëve që e kane pa të arsyeshme të protestojnë sot.