Musmurati: Lista Srpska vuri kushte për demarkacionin

08.09.2016 21:05:58

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, ka thënë se Lista Srpska ka vënë kushte për ta votuar demarkacionin.

Për dështimin e votimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ai thotë se “Lista Serbe ka bërë kërkesa tjera që s’i ka pasur përpara për të marrë pjesë në seancë”.

“Por, ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën”, ka thënë ai për RTK.