Mustafa: Deklaratat e AAK-së janë si rriqrat e Malishevës

01.09.2016 22:07:48

Me rriqrat e Malishevës i ka krahasuar deklaratat e AAK-së, kreu kosovar i ekzekutivit, Isa Mustafa.

“Deklaratat/komunikatat e AAK-së po më përngjajnë në rriqrat e Malishevës. Nuk i do as me i pa e lëre më me i komentu, por të kapen për trupi. Fjalori dhe logjika ekstreme e majtë ua demaskon petkun e qendrës së djathtë me të cilin tentojnë ti mashtrojnë perëndimoret”, ka shkruar ai në Facebook.