Mustafa: Deri në fund të javës të arrihet marrëveshja, ose të konstatohet që s’ka kushte për marrëveshje

21.01.2020 17:36:31

Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Kryesisë ka vendosur që të mos tërhiqet nga oferta e fundit që i kanë bërë Lëvizjes Vetëvendosje.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa pas mbledhjes ka thënë se mbesin të përkushtuar që të punojnë për marrëveshjen me VV-në.

Ai ka thënë se presin që deri në fund të javës VV-ja të dal me një qëndrim dhe se në takimin e fundit të vendoset përfundimisht nëse do të ketë marrëveshje ose jo.

“Mbesim të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje, për marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve, ne do ta respektojmë këtë, dhe mendoj që marrëveshja duhet të qet në pah një marrëveshje të balancuar. Ne kemi dhënë një propozim dhe mendojmë që vendvendosja duhet ta trajtojë më vëmendje, dhe deri në fund të kësaj javë të kemi një përgjigje. Ne me Kurtin kemi qenë në komunikim, por qëndrimi jonë është në moment që ulemi ta bëjmë marrëveshje, ose që kontaktet tona të japin rezultate”, ka thënë Mustafa.