Mustafa do të nënshkruaj Marrëveshjen për programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)

31.08.2017 16:11:35

Kryeministri i Republikës se Kosovës, Isa Mustafa, më 12 shtator në Uashington, do të nënshkruaj Marrëveshjen për programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), program ky prej të cilit Kosova përfiton 50 milionë dollarë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë pranë Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me partnerët e SHBA-së kanë bërë të gjitha përgatitjet për finalizimin e kësaj marrëveshje, që në të ardhmen do të realizohet në bashkëpunim me organet qeveritare, bizneset dhe shoqërinë civile.