Mustafa favorizon Vjosa Osmanin për kandidaturën e partisë

24.08.2019 12:55:52

Në këto momente është duke u zhvilluar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, në të cilën do të vendoset për kandidaturën e kësaj partie për postin e Kryeministrit.

Beteja për mandatarin është duke u zhvilluar mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit.

Kryetari Isa Mustafa është në përkrahje të kandidaturës së Vjosa Osmanit, pasi dëshiron që t’ia kundërvije Albin Kurtit duke e pasur parasysh qasjen e saj populiste me të cilën konsideron se mund t’i fitojë zgjedhjet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje..

Mirëpo, Lutfi Haziri ka më shumë përkrahje në struktura dhe konsiderohet si kandidaturë më e moderuar.