Mustafa i ankohet Brukselit për Gjuriq, kërkon sanksione

16.12.2016 13:22:06

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se veprimi – hyrja ilegale në vend – i shefit të Zyrës Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ishte i ulët.

Ai ka deklaruar se për këtë shkelje të sovranitetit të republikës do t’i drejtohet Bashkimit Europian, duke kërkuar sanksione.

Gjuriq hyri dje në Kosovë, pa lejen e institucioneve të vendit, për të përuruar një pikë shitje të NIS, Industrisë së Naftës së Serbisë në veri.

I pyetur nga gazetarët se si ka arritur të hyjë në Kosovë, ai pati thënë se ka përdoruar të njëjtat rrugë që përdor Isa Mustafa për të shkuar në veri.