Mustafa: Koalicioni ynë e tronditi PDK-në, ja pse u bë bashk Veseli, Haradinaj dhe Limaj

20.06.2017 22:21:29

Kryeministri në ikje dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur rreth koalicionit PAN në emisionin Rubikon të KTV.

Ai ka folur rreth formimit të koaliconit nga PDK-AAK-NISMA që u arritë vetëm disa orë para mbylljes së afatit të çertefikimi të koalicioneve.

I pyetur se pse PDK e dorëzoi pozitën e kryeministrit, ai tha se PDK ishte tronditur pas formimit të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, shkruan Periskopi.

 

“Po mendoj se lidhja e koalicionit në mes të LDK-së dhe AKR-së e tronditi PDK,sepse ajo mendoi se do të humbte dhe do të mbetej pas LDK-së”, tha Mustafa.

I pyetur rreth formimit të koalicionit PDK-AAK-NISMA, kryeministri në ikje tha se ishte i çudtishëm.

‘Ishte pak i pa spjegueshem pasi deklaratat e tyre ishin se nuk do të bënin koalicion me PDK’, shtoi kryetari i LDK-së.

Ai tha se në formimin e koalicionit PAN ka pasur interferim edhe nga Shqipëria.

“Ka pasur njerëz nga Shqipëria që kanë interferuar në koalicionin PAN por nuk ka përmendur emra. Nuk do të ishte mirë nëse ka pasur përzirje nga Shqipëria”

“Fitues i humbjës është PAN në këtë rast, për shkak të numrave që kanë për deputet, qeveria e re krejtësisht do të jetë e varur nga Lista Srpska, PDK nuk do të ketë influencë në        qeverinë e re’

“PDK do të jetë vetëm 1/3 e legjislaturës së re së Kosovës”, përfundoi Mustafa.