Mustafa: Kosova nuk mund t’ia marrë tokën Malit të Zi

05.08.2016 19:38:03

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, duke komentuar takimin e sotëm me ambasadorët e Kuinitit, ka thënë se në mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka tokë të askujt, dhe se Kosova nuk do të mund t’ia marrë 8200 hektarë tokë Malit të Zi.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në fillim të javës tjetër Komisioni Shtetëror do ta bëjë publike për opinionin evidencën e të gjitha 11 zonave kadastrale nga pjesa e Malit të Zi përgjatë kufirit me Kosovëm.