Mustafa: LDK vendos vetë se si do t’i shërbej Kosovës

05.01.2019 22:54:23

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklarimeve të fundit subjekti që ai udhëheq është bërë peng i Albin Kurtit të Vetëvendosjes.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se LDK-ja sipas tij është parti shteformuese dhe institucionaliste.

Sipas Mustafës, LDK-ja do të vendosë vetë se në çfarë forme do t’i shërbejë Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e Kosovës: shtetformuese, institucionaliste, e qendrës së djathtë. I merr vendimet vet.

Të gjithë atyre që brengosen dhe derdhin lot krokodili për LDK-së, nga fakti se LDK nuk po iu shërben dhe nuk do tu shërbejë interesave të tyre pushtetore dhe kolaboracioniste , u them se ata mund të vazhdojnë ta kritikojnë LDK-në, sepse ky është edhe një argument shtesë se nuk kemi asgjë të përbashkët me ta.

LDK është e Kosovës dhe ajo vendos vet si do ti shërbej në mënyrën më të mirë Kosovës. Karvani i LDK-së ec.