Mustafa mblodhi deputetët e LDK-së për të folur për demarkacionin

21.07.2016 11:12:01

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë për debatin ndërpartiak dhe debatin koalicion qeveritar –opozitë, rreth Marrëveshjes së demarkacionit Kosovë – Mali i Zi, LDK, si udhëheqëse e Qeverisë, tashmë ka filluar përgatitjet për këtë debat.

Sipas paralajmërimeve, debati rreth demarkacionit do të zhvillohet më 3 gusht në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës.

Pikërisht në këtë sallë, siç njofton KTV, sot ka filluar takimi i Grupit parlamentar të LDK-së.