Mustafa ngushëllon familjen Sope dhe kërkon forcimin e sigurisë në trafik

24.02.2019 13:59:11

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Sope nga Zhuri, me rastin e vdekjes tragjike të tre anëtarëve të kësaj familje, në aksident komunikacioni.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, kjo tragjedi është edhe një vërejtje se duhet të forcohet siguria në trafik, për të parandaluar rreziqet me fatalitet për njerëzit dhe familjet tona.

Postimi i Mustafës:

“Humbjen tragjike të jetës së tre anëtarëve të familjes Sopa e përjetuam me dhembje dhe tronditje të thellë.

Kjo tragjedi është edhe një vërejtje se duhet të forcohet siguria në trafik, për të parandaluar rreziqet me fatalitet për njerëzit dhe familjet tona.

Në emrin tim dhe të LDK-së i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sopa!”, ka shkruar Mustafa.