Mustafa para takimit me Kurtin: S’mund të garantoj se do të ketë marrëveshje sot

13.12.2019 15:52:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku pritet të zhvillojë takimin e radhës me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Mustafa para se të hyjë në Kuvend ka thënë shkurt për Ekonomia Online se nuk e di kur do të arrijnë marrëveshjen, përveç se ka konfirmuar se po bëjnë përpjekjeje për një gjë të tillë.

“Po bisedojmë dhe kur bisedojmë gjithmonë në të mirë të marrëveshje dhe kur arrijmë marrëveshje nuk mund të ju garantojmë sot”, tha Mustafa.

Takimi pritet të nis së shpejti.