Mustafa pret në takim ambasadorin norvegjez, flasin për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme

15.07.2019 15:23:25

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur në një takim lamtumirës, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Në njoftimin për media, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

Kryetari Mustafa e falënderoi ambasadorin Sjaastad për përkushtimin dhe angazhimin e tij në zhvillimin e Kosovës dhe Norvegjinë për mbështetjen që i ka dhënë vendit.

Ndërsa, ambasadori Sjaastad falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet zhvillimor.