Mustafa: Shoqëria civile të përfshihet në të gjitha proceset e rëndësishme në vend

21.11.2016 15:10:43

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në konferencën vjetore të Platformës Civikos, ku u diskutua rreth bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe Qeverisë, ku shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë për të fuqizuar partneritetin me shoqërinë civile, si dhe për përfshirjen e shoqërisë civile në proceset e rëndësishme në vend.

Mustafa tha se partneriteti ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile ka bërë që të arrihet progres në implementimin e strategjisë për bashkëpunim me shoqërinë civile duke krijuar një koherencë dhe një bazë të mirë të bashkëpunimit, por edhe duke shfaqur disa fusha në të cilat arritjet duhej të ishin më të mëdha.

“Është vullnet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që ne të vazhdojmë me partneritet dhe bashkëpunim, të gjejmë fushat të cilat nuk janë vetëm të interesit tonë të dyanshëm, të Qeverisë dhe shoqërisë civile, por janë të interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në këtë aspekt unë shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin e plotë që të bashkëpunojmë, sepse roli specifik i shoqërisë civile në vendin tonë është shumë i madh, ashtu siç është edhe përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri.

Lidhur me implementimin e Strategjisë, kryeministri Mustafa tha se ka të arritura në disa fusha, mirëpo ka pasur edhe ngecje tek disa institucione dhe agjencione qeveritare, duke shprehur besimin se edhe takimi i sotëm mund të ndikojë në eliminimin e boshllëqeve.

Duke iu referuar vlerësimit të Raportit të Progresit për relacionet ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile, kryeministri tha se ka vlerësime të mira, por ka edhe vakum të cilat kanë ekzistuar dhe të cilat duhet të kapërcehen.

Më tej, kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi nevojën e përfshirjes së shoqërisë civile edhe në reformën.

Lidhur me aspektet specifike të bashkëpunimit dhe të qasjes së Qeverisë dhe shoqërisë civile kryeministri Mustafa tha se ka hapësirë të rëndësishme që përmes shoqërisë civile qytetarët të vijnë në shprehje dhe t’i realizojnë interesat e tyre ndërkaq që partitë politike të japin përgjigje se si këto interesa i agregojnë në interesa politike dhe sa është ky agregim i drejtë