Mustafa kërkon besimin e qytetarëve, LDK ka qeverisur në komuna me duar të pastra

21.09.2017 20:26:21

Lidhja Demokratike e Kosovës qeverisë në nëntë komuna, në të cilat në disa raste ka ardhur edhe pas një keqeverisje. Pavarsisht kësaj kryetarët e komunave kanë treguar suksese të dukshme dhe  kanë  fituar besimin e qytetarëve në ato komuna.

Sipas Mustafës, jo vetëm simpatizantët dhe antarët e LDK-së, por të gjithë qytetarët e komunave në të cilat ka qeverisur Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë pranuar se LDK ka pasur një qeverisje të përgjegjsjme efektive dhe pakorrupsion. Qeverisja e LDK-së ka qenë qeverisje për qytetarët.

Mustafa thotë se kanë të drejtë ta kërkojnë votën e qytetarëve të Kosovës për shkak se e kanë mbajtur fjalën për një qeverisje me duar të pastra./fokusi.org/