Mustafa uron Amerikën për Festën e Pavarësisë

04.07.2017 17:46:47

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ka uruar Amerikën për Ditën e Pavarësisë së tyre.

Ai thotë se SHBA është garantuesi më i madh i paqes në gjithë globin. Sipas tij, Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i janë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Të ndërtuara mbi sakrificat, parimet dhe vlerat më të larta njerëzore, SHBA-të janë sot garantuesi dhe mbështetësi më i madh i paqes, lirisë dhe humanitetit në mbarë globin.

4 Korriku, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, me të drejtë mund të konsiderohet festë e të gjithë popujve dhe shteteve të botës së lirë dhe demokratike.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i janë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës.

Partneriteti dhe miqësia e përjetshme me SHBA-ta janë busulla orientuese e shtetit dhe popullit tonë.

Zoti e Bekoftë Amerikën!

God Bless America!