Mustafa uron Merkel

24.09.2017 22:51:04

Isa Mustafa ka shkruar se Kosova ndihet krenare për fitoren e Merkel

Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka uruar CDU dhe kancelarën Merkel për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani. Ai urimin e ka bërë përmes rrjetit social Twitter .

“Urime CDU-së dhe kancerlares Merkel fitorja në zgjedhjet në Gjermani. Kosova dhe LDK-ja janë krenarë për suksesin e partnerëve të EPP-së”, shkruan Mustafa Ndryshe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel,  është rizgjedhur për një mandat të katërt në zgjedhjet federale, sipas exit-polleve.

Aleanca e saj konservatore CDU/CSU ka fituar 32.5 për qind të votave, duke mbetur kështu si partia më e madhe në parlamentin gjerman, sipas sondazhit ARD.