Mustafa uron nxënësit për fillimin e vitit shkollorë

04.09.2017 14:23:25

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa uron nxënësitpër fillimine vitit të ri shkollorë, duke përmendur dhe ndikimin e drejt për drejtë të arsimit cilësor në zhvillimin e vendit.

Gjithashtu Mustafa tha se institucionet tona duhet të punojnë në krijimin e kushteve më të mira për arsim.

Më poshtë mund ta gjeni postimin e tij të plotë:

”Të dashur nxënës dhe mësimdhënës të Kosovës,
Urimet më të përzemërta për fillimin e vitit të ri shkollor në shkollat fillore dhe të mesme.
Arsimimi cilësor, avancimi i dijes dhe përgatitja bashkëkohore profesionale janë parakushte themelore për zhvillimin e vendit tonë.
Krijimi i brezave të rinj, që arritjet e tyre në të gjitha fushat, i bazojnë në dije dhe aftësi intelektuale, na garanton mirëqenie e zhvillim afatgjatë.
Institucionet tona duhet të punojnë më shumë për të krijuar kushte duke përkrahur në çdo formë sistemin e arsimit dhe edukimit, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në vlerësimet ndërkombëtare për vendin.
Urime dhe ju priftë e mbara!” /fokusi.org/