Mustafa viziton fabrikën e grurit ‘M&Sillosi’

18.03.2017 21:03:52
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pjesëmarrjen në përvjetorin e 27-të të themelimit të LDK-së në Rahovec, e shfrytëzoi për të vizituar edhe fabrikën ‘M&Sillosi’ në këtë qytet.
Ai ka vizituar repartet prodhuese të produkteve të grurit, ku u njoh me kapacitetet e kompanisë, transmeton lajmi.net

Mustafa përgezoi menaxhmentin për të arriturat dhe ofroi perkrahje në rritjen e prodhimtarisë vendore e cila është çelë​si i  zhvillimit ekonomik të Kosovës.

M&Sillosi me kapacitete të depozitimit prej 60,000 ton dhe kapacitete të prodhimit prej 600 ton në ditë është njëra nga fabrikat më të mëdha të përpunimit të grurit në Rajon.