Mustafa vlerësoi kontributin e Zhbogarit për Kosovën

22.08.2016 16:37:36

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për angazhimin e madh gjatë misionit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij për thellimin e progresit në shumë fusha.

Kryeministri Mustafa veçoi kontributin e posaçëm të Zhbogar për avancimin e proceseve integruese evropiane.

Shefi i deritashëm i Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, ka falënderuar kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehu përkrahjen e mëtejme për Kosovën.