Mustafi i heq fitoren nga duart Man. Cityt

02.04.2017 21:56:44

Spektakël dhe emocione pafund në sfidën e Emirates mes Arsenalit dhe Manchester City-t, ku u shënuan plot katër gola, por që nuk pati fitues. 2 herë kaloi në avantazh skuadra e Pep Guardiolës, por po kaq herë “Topcinjtë” e Arsen Ëenger arritën të barazonin, me rezultatin përfundimtar që la më të kënaqur Citycens. Pa u mbushur 5 minuta lojë Sane iu shkëput mbrojtjes pas një topi të gjatë të marrë nga De Bruyne, dhe përballë Ospinas nuk gaboi, duke i dhënë një goditje të rëndë psikologjike ekipit vendas.

Në minutën e 40-të, Theo Walkot përfitoi nga një një aplikim i gabuar i pozicionit jashtë loje, duke barazuar rezultatin i shërbyer nga Mustafi.

Manchester City reagoi shumë shpejt me Ergio Agueron që ktheu edhe një herë epërsinë me një goditje të saktë prirët me portën.

Në minutën e 53-të një këndore e ezkekutuar nga Ozil, u devijua në rrjetë nga Shkodran Mustafi për golon e 2-2.

Fernandinhos 58 dhe Agueros iu dha mundësia për të shënuar një tjetër gol për Manchester Cityn, por Ospina reagoi në pozicion, me sfidën që u mbull pa fitues. Me këtë barazim Arsenali minimizon shanset për një vend në zonën champions.