Mustafi shënon në fitorën e Arsenalit

22.01.2017 18:10:26

Arsenal ka vuajtur, por ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në kampionat kundër ekipit të Burnley. Skuadra e Wenger ka arritur të përfitojë nga ndalesat e Liverpool, Manchester City dhe Tottenham, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes, vetëm pesë pikë larg Chelsea-it kryesues, që do të luajë pas pak minutash në shtëpi kundër ekipit të Hull City-it. Kjo ka qenë fitorja e dytë radhazi në Premier League për “Topçinjtë”, të cilët nuk humbasin në kampionat prej pesë ndeshjesh: 4 fitore dhe një barazim.

Pas këtyre tri pikëve, ‘Topçinjtë’ ngritën në pozitën e dytë në tabelë me 47 pikë të tubuara.Në javën e ardhshme Arsenal do të përballet me skuadrën lokale Watford, ku njëherit do të jetë derbi shqiptarësh mes Shkodran Mustafit dhe Valon Behramit, pasi Granit Xhaka pritet të mungoi për shkak të kartonit të kuq./fokusi.org/