Mustafi, vijnë lajme aspak të mira

11.12.2016 14:45:54

Arsenali nuk do të mund të llogarisë rreth 21 ditë në shërbimet e Shkodran Mustafit.

Mbrojtësi nga Gostivari pësoi një lëndim në fitoren 3:1 të Arsenalit në ‘Emirates Stadium’ ndaj Stoke City.

Pas ndeshjes, trajneri Arsene Wenger ka folur rreth lëndimit të Mustafit, duke cekur se ai pritet të mungojë deri në 21 ditë.
“Ajo duket mjaft mirë që është një tendosje muskulore. Kjo është një gjë e keqe. Zakonisht këto dëmtime mund të marrin rreth 21 ditë. Ai do të ketë Krishtlindje të bukura!”, ka deklaruar Wenger.