Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron Fiter Bajramin, të jemi sa më solidarë

24.06.2017 12:01:09
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, një ditë para Festës së Fiter Bajramit iu është drejtuar besimtarëve myslimanë me një mesazh.

Ai ka thënë se sot përfundon muaji i shenjtë i Ramazanit.

“Nesër si në çdo vend festohet Fiter Bajrami. Festa e Fiter Bajramit vjen pas një sakrifice të madhe, andaj me të drejtë festojmë. Nesër krenar e ballë hapur e festojmë Fiter Bajramin”, ka thënë ai.

Sipas tij gjatë kësaj feste të përhapim ndjenjën e vëllazërisë të kemi shëndet e lumturi.

“Me punët tona jemi të obliguar të forcojmë paqen. Misioni ynë në këtë botë është të hapim paqe. Të jemi sa më solidarë. Ndihmoni të varfrit”, ka thënë ai, raporton EO.

Në fund ai ka uruar të gjithë besimtarët duke iu drejtuar “Me fat ju qoftë Festa e Fiter Bajramit!”.