Myftiu Saqipi, mbështet presidentin Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovën

07.08.2018 10:19:47

Nga Sevdail Hyseni

Deklarata e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me dialogun e Brukselit se ndarje nuk do të ketë, por nëse ka pajtueshmëri atëherë Myftiu Saqipi, mund t’i bashkohet Kosovës, nxiti reagime të shumta vendore dhe ndërkombëtare  “për” dhe “kundër”, këtij opsioni.

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe  zëvendëskryetar i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, pajtohet me projektin e Presidentit Thaçi, për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut të Brukselit.

“Korrigjimi i kufijve nuk do të sjellë ndarje të Kosovës. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Gjatë gjithë këtyre vjetëve që kur jemi në dialog, institucionet e Kosovës janë kritikuar pse çështja e Luginës së Preshevës nuk po diskutohet në dialogun me Serbinë. Tash të njëjtit njerëz kërkojnë që t’i mbyllim sytë përballë kërkesës legjitime të tyre për t’ju bashkangjitur Kosovës. Prandaj, kërkesa e jonë është që Kosovës t’i kthehet Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, meqë Serbia nuk ka arritur që t’ju garantojë atyre të drejta, të cilat Kosova iu garantohen serbëve në Kosovë”, thuhet në deklaratën e përsëritur të Presidentit Thaçi.

Disa liderë “surrogatë”  të skenës politike  të Luginës së Preshevës, thotë Myftiu Saqipi, marrin guxim dhe e kundërshtojnë propozimin e Presidentit Thaçit, duke harruar se më pak se një muaj, më 14 korrik, përmes këshilltarëve të kuvendeve komunale nxorën një Deklaratë, me të cilën e autorizuan delegacionin kosovar të negociatave me Serbinë, të vendosin për statusin politik të Luginës, po ashtu këta liderë “hibridë” harruan se në vitin 2013, nxorën një Deklaratë të tillë me të njëjtat kërkesa, ngjashëm vepruan edhe në vitin 2006, duke aprovuar një Platformë politike, pastaj në vitin 2001, firmosën Marrëveshjen Paqësore të Konçulit, pas konflikteve të armatosura të vitit 1999, duke mos harruar edhe Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës.

Myftiu Saqipi, ka një porosi për ata që kundërshtojnë projektin madhor të Presidentit Thaçi, të vetëdijesohen dhe të korrigjohen nga opsionet, që nuk u pret “sëpata në një vend” e të veprojnë në favor të proceseve integruese ngase si të tillë që jemi me probleme, nuk na do Evropa e as vendi ku jetojmë, thotë, mes tjerash, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi .