Myslimanët në mbarë botën po festojnë ditëlindjen e Muhamedit

11.12.2016 21:50:50

Në shumë të qytete të botës islame dhe anembanë botës u organizan manifestime dhe programe të ndryshme me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhammed (Mevlud), raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët në vende të ndryshme të botës vazhduan traditën e festimit të ditëlindjes së Profetit Muhamed. Krahas shumë qyteteve në Turqi, me programet e saj tradicionale të tasavvufit, manifestim me rastin e Mevludit u organizua edhe në vende të ndryshme të tjera nga bota islame, me theks të veçantë Jerusalemi dhe Kajro.

Tradicionalisht, muslimanët mbushin xhamitë për ta shënuar ditën e Mevludit. Pas namazit të jacisë, ata dëgjojnë këndimin e mevludit dhe vargje nga Kur’ani. Në disa vende islame, traditë është të përgatiten ëmbëlsira të ndryshme.

Ndryshe, ditëlindja e Profetit Muhamed shënohet në natën e 12-të të muajit Rabi-ul-Evel sipas kalendarit hënor, që këtë vit përkon me natën që lidh 11 dhe 12 dhjetorin sipas kalendarit gregorian.