Myslimanja 5-vjeçare qan kur e merr lajmin se Trump zgjidhet president (Foto)

09.11.2016 18:31:08

Adam Saleh e ka publikuar në Twitter një video të mbesës së vet myslimane 5-vjeçare, e cila qan kur e merr lajmin se Donald Trump e ka mposhtur Hillary Clintonin dhe është bërë president i Shteteve të Bashkuara.

Gjersa politikani republikan, i cili dikur tha se do t’i ndalonte myslimanët që të futeshin në SHBA, ia arriti të sigurojë një fitore tronditëse, myslimanët nëpër Amerikë kanë shprehur druajtje dhe pikëllim, si dhe mosbindje, në rrjetet sociale, transmeton Express.

Adam e publikoi videon në Twitterin e vet personal të martën pas mesnate, pas fitores së Trump.
Fotoja është e nxjerrur nga video që është lansuar në rrjetin social Twitter.