Na paskeni gënjyer/ Vargje nga Dije Lohaj

16.04.2021 10:03:21

NA PASKENI GËNJYER

Me çdo gjë na paskan gënjyer
Edhe tek betoheshin në Zot dhe Allah,
Na paskan gënjyer edhe pêr luftërat,
Se po i ndalin të fortit
Edhe për Lirinë se ekziston mes popujve,
Na paskan gênjyer pêr çdo gjë
Se po punohet për te mire globale
Per parandalimin e perdorimit
Te bombave atomike, drogave,
Trafikimit tê qenieve njerëzore..
Genjeshtêr paska qenë
Edhe ajo se jane duke u munduar
të ndalin te keqen
Me ato bisedime diplomatike
Që vetem neshkrunen
Sa e sa dokumente
E që mbesin pa u shfletuar neper sirtarë
Na paskan gënjyer me të zhdukurit
Që nuk gjenden askund.
E mbi ta jane ngritur
Ndertesa shumekateshe
Na paskeni gënjyer pêr çdo gjë,
Aq shumë na paskeni genjyer
E aq shume e kêrkuam lirine
Mes lakmisë tuaj
Nuk e fituam asnjêherê.