Na rrëqethi në shpirt, pak ditë pasi u bashkua me familjen, Alvin Berisha sot në spital

18.11.2019 16:41:18

Pak dite pasi u bashkua me familjen, Alvin nis jeten vrullshem.

Ora News ka mësuar se mëngjesin e sotëm 11-vjeçari Alvin Berisha i shoqëruar nga babai Afrim e familjarët e tij ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Lecco-s.

Një ekip i specializuar mjekësh do të analizojë gjëndjen shëndetësore të vogëlushit i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati në Siri ku humbi jetën nëna e tij Valbona së bashku me 2 fëmijë e partnerin e saj të ri.

Nga atentati me bombë Alvin u plagos rëndë në njërën këmbë e u kurua në kampet e Sirisë nga një staf mjekësor i organizatave humanitare. Plaga në këmbë i ka krijuar vështirësi të dukshme në ecje e mjekët italianë po vlerësojnë një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar.