Nainggolan “likuidon” Milan, Roma bëhet “shoqëruesja e parë” e Zonjës

12.12.2016 23:51:09

Roma ka mundur Milanin në “Olimpico” duke fituar duelin një rival direkt në luftën për titull. Ujqërit nuk ishin ekipi më i mirë, të paktën në pjesën e parë, me Milan që humb një penallti gjatë pjesës së parë me Niang. Por gjatë pjesës së dytë djemtë e Spallettit bëhen më agresivë në kërkim të golit të avantazhit.

Këtë herë nuk ishte i përhershmi Dzeko ai që shënoi golin e fitores por mesfushori belg Radja Nainggolan i cili me një goditje plot klas nga distanca ka mundur portierin Donnarumma. Kjo ishte fitorja e 11-të radhazi brenda në shtëpi e romanëve, të cilët ngjiten në vendin e dytë duke mos lëshuar terren ndaj kryesuesve të Juventus.