Nainggolan mposht Interin, mes polemikash

27.02.2017 00:12:19
epa05221441 AS Roma's Radja Nainggolan (2-L) celebrates with his teammates after scoring the 1-1 goal during the Italian Serie A soccer match between AS Roma and FC Inter at the Olimpico stadium in Rome, Italy, 19 March 2016. EPA/ETTORE FERRARI

Roma ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-3, në San Siro, përballë Interit, në një ndeshje mjaft të rëndësishme në garën për një vend në zonën Champions.

Ekipi i Piolit dështoi të shfrytëzonte hapin fals të Napolit dhe të fitonte përballë një rivali direkt, për të ngushtuar diferencën.

Radja Nianggolan ishte protagonisti i fitores së verdhekuqve, i cili shënoi dy gola spektakolarë, pas dy aksioneve mjaft të bukur personalë, ndërsa Peroti shënoi me 11 metërsh, pak minuta pasi Icardi kishte ngushtuar diferencën.

Shumë polemika edhe në këtë takim, ku zikaltërit protestuan fort për një faull të shkaktuar nga Nianggolan, në nisje të aksionit që solli golin e dytë.

Gjithashtu Interit i mungon edhe një penallti e pastër, pas një faulli në zonë të Strottman ndaj Eder, kur ky i fundit ndodhej me portën e boshatisur.

Në fund, shumë kontestime ndaj gjykimit, por Roma merr 3 pikët që e ndihmojnë të shkojë +5 pikë nga Napoli i vendit të dytë.