Namik Selmani: Kali i Isë Boletinit 

Tash njëqind vjet ia dëgjojmë trokëllimin e patkonjve

. Ia kemi parë lëkurën e djersitur e kapistallin e tendosur

. Rrugë të gjatë ka bërë në Prizren, Myzeqe e në sheshe Vlore

Me një sokëllimë lirie në zemër e në gjoksin e gjakosur.

Mes heshtjes së ndarjes të tjerë Isë janë vënë në radhë.

Fort dëshirë paska kali që t’i hipin të tjerë luftëtarë syshkëndijë.

Oo, po cili arkëmort mund ta mbajë ëndrrën kapuçbardhë?

Cili flamur kuqëlor nuk i ulet heroit të tij në gjunjë me nderim?

Buka e sofrës sot nuk paska kukama lokesh e lotë vajtoce

. Nuk paska piskama burrash nën një lis me flokë të shkulur

Ai erdhi me bajrak të ulur në kullën e tij si në qoshen e një ode

Me amanetin e rizgjuar si bistaku kurrë i pakëputur.

Tupanin e fundit e telin e lahutës për të do ta nderim.

Lulen e fundit të truallit do ia vëmë revoles së tij legjendare.

Ligjëron ai varr dhe ndrin sa njëmijë harqe ylberi.

Si përqafimi i Drinave dashka duart të jenë bashkë mes brazde.

Ibri sot po ia hidhka në ballë kurorën e blertë

Bajraku dhe blerimi i ulen ne gjunjë pas udhës së gjatë.

Joo, nuk e duam heshtjen që na mbajë në fyt si çengel.

Dhe në varrin e dytë dhefreskët e duam sërish prijatar.

Lëreni të kalërojë kalin livadheve të bleruar e të ngricuar Mitrovice!

Mos harroni t’ia jepni shalën e tagjinë më të mirë të arës!

Të tjerë Isë do ecin trokndezur si eshka në troje shqiptarie!

Në kërkim të një ëndrre,  që do këngë të pashuar shqiptarie.

Lërni kalin e Isës të ecë, të fluturojë

Pas tij djemtë e palindur sërish të ëndërrojnë

Maj 6