Nancy Pelosi kundërshton emërimin e Grenellit për drejtor të Inteligjencës Kombëtare

21.02.2020 12:42:33

Nancy Pelosi, ka reaguar ndaj emërimit të ambasadorit amerikan në Gjermani si Drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare.

Drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, ka reaguar ndaj emërimit të ambasadorit amerikan në Gjermani si Drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare.

Ajo ka thënë se “kualifikimi i vetëm” i Grenell për postin e ri është “besnikëria absolute” e tij ndaj presidentit Donald Trump, shkruan “Politico”

“Trupat tanë, patriotët e komunitetit tonë të inteligjencës dhe populli amerikan meritojnë një politikë të zgjuar dhe të fortë të sigurisë kombëtare. Mjerisht, Presidenti Trump ka vënë përsëri interesat e tij politike përpara interesave të sigurisë kombëtare të Amerikës, duke emëruar një Drejtor në detyrës të Inteligjencës Kombëtare, kualifikimi i vetëm i të cilit është besnikëria e tij absolute ndaj Presidentit”, citohet të ketë thënë Pelosi në një deklaratë.

“Amerikës i duhet një profesionist me përvojë, i kualifikuar dhe i konfirmuar nga Senati, veçanërisht pasi pavarësia dhe besueshmëria e komunitetit të inteligjencës janë vënë nën sulm nga vetë Shtëpia e Bardhë”, ka vazhduar ajo.

Grenell u emërua ushtrues detyre i Inteligjencës Kombëtare duke zëvendësuar Joseph Maguire.