Napoli kontratë të re pë të ‘blinduar’ Hysajn deri më 2023

24.07.2018 15:43:48

Ashtu sikurse paralajmëroi menaxheri tij, Mario Giuffredi, për Elseid Hysaj po projektohet rinovimi i kontratës me Napolin deri në vitin 2023. Në fakt, një lëvizje e tillë është e pashmangshme pas vendimit të presidentit De Laurentiis për të mos e shitur te Chelsea.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare konsiderohet një element shumë i rëndësishëm për organikën e Ancelottit, por për ta bindur që të mos kërkojë largimin në një ta ardhme të afërt drejtuesit e Napolit do t’i ofrojnë rinovimin e kontratës me rritje të ndjeshme të pagës. Nga marrëveshja e re shkodrani do të përfitojë 2.4 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2023.

Gjithashtu parashikohet që të hiqet edhe klauzola e largimit, në mënyrë që futbollisti të mos tundohet nga klubet e mëdha europiane, pasi më parë duhet bindur klubi napolitan për ta shitur.

De Laurentiis kërkon t’i bëjë dhuratë trajnerit Ancelotti një mbrojtës të djathtë, pikërisht kolumbianin Arias të PSV Eindhovenit. Kjo nuk do të thotë që stafi teknik nuk ka besim të shqiptari, që luan në këtë pozicion, përkundrazi, Ancelotti mendon se 24-vjeçari mund të ofrojë siguri edhe në krahun e majtë.

Me trajnerin e famshëm italian shkodrani do të mund të përmirësohet edhe në fazën sulmuese, teksa më Sarrin kishte më shumë detyra mbrojtëse.