Naser Rugova e pranon se nuk do të jetë deputet

13.10.2019 22:38:46

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka bërë të ditur se nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për të siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.

Naser Rugova, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re të vendit.

Këtë e ka konfirmuar vet Rugova përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se pavarësisht kësaj do të vazhdojë të jetë anëtarë dhe veprimtar i përkushtuar i LDK-së.

Postimi i plotë i Rugovës pa ndërhyrje:

Të dashur miq,

Në bazë të dhënave të para duket që kësaj here nuk do të jem pjesë e Kuvendit.

Dua të ju siguroj që unë nuk jam nga ata që fajin për këtë e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale.

Ju siguroj që do të vazhdoj me angazhimin tim në LDK si antar dhe veprimtar, gjithnjë i përkushtuar në vendosmërinë time për të përkrahur kauzën e lidhjes sonë.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen në favor të kandidaturës sime.