Naser Vllasi: Karakollin serb e kemi marr njësiti “Cobra” i themeluar nga Agim Ramadani

Nga Naser Vllasi

Sa per perkujtim te atyre qe kan harru, flamuri i cili ka qen i dedikuar te ngritet pas marrjes se objektit-karakollit te koshares sipas detyres dhe planit operativ te thyrjes se kufirit ka qen ne qanten e shpines tek une, e verteta eshte se me 10 Prill 1999 gjat marrjes se objektit po ashtu sipas detyres dhe zhvillimeve te luftimeve COBRAT kem hy te paret dhe ate: Xajë Qela, Arif Maloku dhe une Naser Vllasi komandant i COBRAVE, me pase dhe te tjeret, para se te hynim ne objekt ku u zhvillonin luftime te ashpra. Per detyre e ka marr nje nga ushtaret qe ta njoftoj Komandantin Skender Hasanxhekajn i cili ishte ne perkrahjen tanë se ne COBRAT po hyjm ne objekt edhe pse kan qen te njoftuar befasisht-gabimisht kemi qen te sulmuar nga njisite tana prapa shpine me gjitha llojet e armatimit te let te kombsorise, nat moment kam kerku nga Xaja dhe Arifi dhe une pas tyre te hyjme ne objekt ishim te rrezikuar nga dy anet per fat te mir dhe sidomos pregaditjeve te shkelqyeshme ne raste te tilla ja kemi arrit qe asnjeri mos te plagohemi e le ma te vritemi, menjiher pas marrjes se objektit Qamil Jasiqi mi dhuron nje pal dylbi te gjetura ne bunkeret e shkieve, ne objekt ishte nje sasi e madhe e armatimit po ashtu ne objektin ndimes gjera ushqimore etj…..ti bie shkurt, te objekti i Koshares komandantet tjer kan arrite pas një ore ku gjat pastrimit te terenit ne afersi te Komandant Agimit eshtë plagosur dhe luftetari i jone i parë Albert Kuqi, qka oshte e verteta ate dite ka qen pjesrisht toka e mbuluar me bore, ket dua tjav perkujtoj dhe ja kam borq COBRAVE qe i ka themelu dhe ngrit i madhi Komandant e Hero i kombit Agim Ramadani, flamurin me sa e di une me 11 Prill 1999 nga qanta e shpines time pas bisedes me Komandant Katanen ja kemi dorzu Komandant Agim Hazirit i cili eshte caktu ne objekt dhe ka mbet qe te ngritet pasi te sigurohemi se forcat okupatore te ish Ushtrise jugosllave nuk mund te na zmbrapsin nga pjeset qe i kishim liruar, dhe ne jemi nise nen komanden e Agimit ne detyrat e tjera me 11 Prill, Komandant Agimi si kurir e kishte te caktuar Kujtim Vranocin nga Cernica e Gjilanit i cili me se miri e din si ka ra Agimi, shpresoj qe historia do te shkruhet drejt, se pas lufte shum trima dolen. Per qdo komandant dhe luftetar kam respekt qe ka luftuar per lirin e kombit ton kudo ne Kosovë, Kosovë Lindore a Maqedoni, po nuk e kam te kjarte pse behen dallime dhe disa i anashkalojne, per mu kan qen me rendsi luftimet dhe humbjet sa me te vogla dhe shkaktimi i humbjeve sa me te mëdha Ushtrisë Jugosllave, ky dhe ka qen qëllimi ynë. Po qe se i hijme studimit te hollsishum dhe notimit gjerat dot ndryshojne shume. Me respekt gjithe Qlirimtarve.