Nasim Haradinaj: Në Betejën e Koshares nuk ka pasur ushtarë të FARK-ut

10.04.2018 18:59:20

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se FARK-u nuk ka vepruar në Betejën e Koshares.

“Ka dezinformata lidhur me Betejën e Koshares dhe pjesëmarrjen e FARK-ut në këtë betejë. Kjo betejë është zhvilluar nën një emblemë – atë të UÇK-së”, tha ai.

Haradinaj tha se “roli i FARK-ut ka qenë një tentativë për të arritur diçka”.

“Jo vetëm në Koshare, mirëpo në asnjë betejë tjetër FARK-u nuk ka vepruar”, është shprehur Haradinaj në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Askush nuk e mohon tentativën e FARK-ut, megjithatë nuk ky formacion nuk ka ndërmarrë asnjë veprim”.

Haradinaj vlerësoi se lidhur me këtë tani po flitet për shkak të interesave politike.

“Mendoj se tash po behet një zhurmë e madhe, zhurmë politike. Po e bëjnë këtë për politikë, ka persona që ju konvenon një gjë e tillë”, tha ai.