Natali, po emrin tend, do ti ve mbeses time te te perjetesoj edhe ty mikja ime …”!!!

06.08.2020 11:15:59
Nga Pirro Minella
…Na ndau largesia, mikja ime, por dashurine qe kam per ty nuk na e largojne dot. Po e vertete edhe une jam dakort, qe mbesa ime po qe se me lejojne do ti ve emrin tend Natali !
Te te perjetesoj Natali. E meriton mikja ime, aq e mire, aq me vlere. U njohem ne kohe te veshtire, thame shume kerkuam pak nuk realizuam asgje. Kjo qenka e thene per ne te dy. Fatit nuk i shpeton dot. Por tiparet e tua i ruaj thelle ne kasaforten e shpirit tim. Aty nuk e rreh as tufani i acarte as poshtersia e njerezeve qe na ndane ne te dy.
Aty jemi ne te dy. Ajo fytyre fisnike, pak e hequr, me nje buzeqeshje te holle, dhe me syte qe te shkelqejne aq shume.
I njoha syte e tu, ata sy dhe sa fort u dashurova me ata sy. Vetem une e zoti e di. Syte e tu te bukur kishin magjine brenda tyre per mua, kishin aq zjarr e mall per mua. Nuk harroj veshtrimin e tyre, te atyre syve te tu aq te thelle dhe aq te pakuptuar kurre nga une. Sa here ndjeja veshtrimin e syve te tu, aq here ndihesha ndryshe me i kompletuar dhe ngrohtesi brenda meje merrja.. Ata sy mbeten ne shpirtin tim dhe nuk mund ti shkul, aq rrenje kishin hedhur.
Ne veshtrimin e pakuptimte, zbulova jeten tende deri ne qelizen me te hollesishme, ne ata syte e tu zbulova ate pasionin e perveluar per pak dashuri, por ndjeva dhe pikellimin e thelle qe kane ata sy, ate pikellim qe nuk e ka askush tjeter, vetem syte e tu e shprehin .
Ata sy here me shikonin rende nen qepallat e renduara, here syte e tu ishin teper te madherishem aq sa une ngelja pa marre fryme.
Por syte e tu kishin brenda dhe vuajtjen tende fatale, ate te dashurise tone te humbur.
Syte e tu kudo me kane shoqeruar dhe une i shikoja e rrija i perhumbur brenda tyre, shume here mahnitesha nga ata sy.
Natali, sa here kam veshtruar syte e tu aq here kam ndjere tronditje te thellei ne shpirtin tim.
I adhuroj aq shume syte e tu sa eshte e pa mundur mos te derdhe lote te nxehte per ta….
A mundet valle mbesa ime te kete syte e tu Natali..?!!!
Image may contain: 1 person, closeup