NATO i frikësohet vizitës së Erdogan në Rusi

10.08.2016 21:46:02

Organizata veri-atlantike, NATO, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me vazhdimin e anëtarësimit të Turqisë në këtë organizatë.

Sipas agjencisë së lajmeve franceze AFP, traktati i atlantikut verior (NATO), një ditë pas vizitës së Rexhep Taip Erdogan në Rusi, përmes publikimit të një deklarate, ka thënë se pas gusht shtetit të dështuar në Turqi, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me vazhdimin e anëtarësimit të Turqisë në këtë organizatë.

Sipas Oana Lungescu, zëdhënëse e NATO-s, kjo organizatë vazhdon të llogarisë në bashkëpunimin e Turqisë dhe Turqia duhet të llogarisë në bashkëpunimin dhe mbështetjen e NATO-s. Vlen të theksohet se Erdogan ka shprehur hapur kritika ndaj SHBA dhe BE për sjelljet e tyre me Ankaranë pas dështimit të grusht shtetit.