NATO po monitoron me shqetësim tensionet Rusi-Ukrainë

11.08.2016 22:50:26

NATO është duke vëzhguar nga afër dhe me shqetësim përshkallëzimin e ri të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi shërbimet sekrete ruse kanë akuzuar Kievin se ka përgatitur atentate në Krime, njoftoi një zyrtar i Aleancës.

“Ne e ndjekim nga afër dhe me shqetësim situatën”, ka theksuar zyrtari i NATO’s në kushte të anonimitetit, duke shprehur besim tek Kievi që është është i vendosur të rikthejë integritetin territorial vetëm me mjete diplomatike dhe politike, transmeton atsh.

“NATO’ja është gjithashtu thellësisht e shqetësuar nga rritjet e fundit të dhunës në lindje të Ukrainës dhe shkeljeve të armëpushimit, kryesisht nga separatistët e mbështetur nga Rusia”, ka thënë zyrtari i NATO’s, duke i bërë thirrje të dyja palëve të rikthehen në tavolinën e negociatave