Ndahet nga jeta edhe komandanti shqiptar i plagosur në Letoni (FOTO)

10.05.2019 22:54:09

Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka që dha lajmin shkruan se “Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”.

Prinderve te majorit, qe jetojne ne Tirane lajmin ua dhanë Shefi i Shtabit te Përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneralë Manushaqe Shehu.