Ndahet nga jeta ish-deputeti Gilman Bakalli

08.10.2016 21:19:38

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe pedagogu Gilman Bakalli, është ndarë nga jeta. Mëshohet se shkak është bërë një leucemi akute. Pavarësisht përpjekjeve për të mbajtur në jetë, Bakalli vdiq rreth orës 18.30, në moshën 49-vjeçare.

Bakalli ishte diplomuar në gjermanistikë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Ai mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Deri ditët e fundit, punonte si pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës, në Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënie Publike, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit.

Kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.