Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur shkodrane, Naile Hoxha

29.08.2016 19:16:38

Është ndarë sot nga jeta në moshën 82-vjeçare këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Naile Hoxha.

Ajo ndërroi jetë në qytetin e Shkodrës duke lënë pas një karriere të pasur mbi 60-vjeçare në skenë, me repertorin e pasur dhe zërin e veçantë.

Naile Hoxha 1Hoxha ka lënë pas një karrierë artistike të gjatë. Disa nga këngët e saj të njohur janë: “Besën që m’ke dhan”, “Moj e mirë synën larushe”, “Nusja jonë si lule bore”, “Ç’na erdhi kjo pranverë”, “Xhamadani kuq si gjaku”.

Naile Hoxha, e cila ndërroi jetë në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër, ka qenë pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.

Naile Hoxha 2Homazhet në derim të saj do të zhvillohen ditën e nesërme në mjediset e Bashkisë së Shkodrës në orën 11:00 deri në 11:30.