Ndahet nga jeta “mbreti” i kumarit, kishte pasuri prej 6 miliardë dollarësh

27.05.2020 22:44:55

Ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare Stanley Ho, i quajtur si “babai” i kumarit.

Manjati nga Hong Kongu, që ka meritat për kthimin e Macau-t, kryeqytet të kumarit në botë, la pas një pasuri prej 6 miliardë dollarësh.

Lindur në Hong Kong, Ho kishte pasur katër gra dhe 17 fëmijë.

Lajmi për vdekjen e tij u njoftua nga vajza e tij Pansy.

Miliarderi Ho u konsiderua “babai” i lojërave të fatit modern në Kinë me një monopol të padiskutueshëm gjatë katër dekadave në kazinotë e Macau.